image Qalaj: Deri më tani s’ka pasur kurrë kërkesë që policia të marrë leje nga KFOR-i për të vepruar në Veri

Siguri

Qalaj: Deri më tani s’ka pasur kurrë kërkesë që policia të marrë leje nga KFOR-i për të vepruar në Veri

news image

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se Njësisë Speciale deri më sot nuk i është dashur leja e ndërkombëtarëve për të vepruar në veri të vendit. Mirëpo, kjo ka ndërruar, për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë.

Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët për veprimet në Veri.

Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në Veri.

“Ne kemi qenë një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në vizitë në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe pak a shumë i kemi pritur këto qëndrime të cilat janë shprehur dej në konferencën për shtyp nga sekretari i NATO-së dhe presidentja e Kosovës. Me qenë se tërë kohën sa kemi qenë ne në vizitë pra gjithë deputetë e partive politike që kemi përfaqësuar atë delegacion, shqetësimi kryesorë ka qenë veriu dhe shqetësimi kryesor ka qenë po flasë nga pala e NATO-së de-eskalimi sa më i shpejt i situatës në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-së edhe pse për mua është i çuditshëm çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është si pasoj e një mos koordinimit  të veprimeve të qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se deri më tani nuk ka pasur kurrë asnjë kërkesë e asnjë kufizim qe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të marrë leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.

“Deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkese, as një kufizim, as një marrëveshje që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar të sigurisë. Po e përsërisë, deri më tash është hera e parë që kërkohet që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i për prezencën e saj në veri, po flas për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Dhe unë mendoj që atë që kemi thënë si opozitë tërë kohën mendoj që Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë që veprimet i ka ndërmarr në veri pa koordinim me partnerët tanë e sidomos pa koordinim me SHBA-në”, ka thënë ai, për EO.

/GazetaSinjali/