image Qalaj: Policia ka pasur informata inteligjente për mundësinë e kidnapimit të policëve

Siguri

Qalaj: Policia ka pasur informata inteligjente për mundësinë e kidnapimit të policëve

news image

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar ditën kritike të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës kur u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit në Kosovës.

Ai u shpreh se për të është brengosëse hyrja e forcave armike në territorin tonë, dhe se policët kufitarë është dashur të tregohen më vigjilentë sepse sipas tij menaxhmenti i policisë ka pasur informatat inteligjente se është paraparë sulm ndaj Policisë dhe për mundësinë e kidnapimit.

“Më brengos fakti që kanë hyrë që kanë hyrë forcat e armatosura të një shteti armik. Këto ishin forca të dërguara enkas për këtë skenar dhe unë mendoj që ky skenar është përgatitur edhe nga brenda, nga qarqe kriminale.”

“E kanë përcjellë rutinën e policëve kufitarë. Policia e Kosovës ka pasë informata inteligjente për një takim në veri dhe që janë paraparë sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mundësinë e kidnapimit të policëve. Këto janë informata e mia. Pra, këto informata [inteligjente] që i kanë shkuar menaxhmentit të policisë, drejtorit të përgjithshëm dhe po ashtu pastaj drejtori i përgjithshëm i ka shpërndarë nëpër njësitë operacionale. Është dashur që çdo polic të ketë qenë më shumë vigjilent. Edhe pse prapë nuk përjashtohet mundësia, sepse është mal”, u shpreh ai.

Ndër tjera shtoi edhe disa lavde për Policinë e Kosovës, ku tha se mënyra se si ajo patrullon nëpër kufij është evropiane.

/GazetaSinjali/