image Situata me zjarret/ Vitia në gjendje më të rëndë

Sociale

Situata me zjarret/ Vitia në gjendje më të rëndë

news image

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

Kjo agjenci ka bërë të ditur se numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht në komunën e Vitisë, fshati i Ri, ku ndërveprojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion të komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe komunat fqinje, si: Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica.

Kurse, situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupe është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.

Njoftimi i plotë:

Situata në menaxhim me zjarre në Kosovë

Hajvali/ Prishtinë, 08 Gusht 2021

Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 në Komunën e Vitisë, fshati i Ri, ku ndërveprojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion të Komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.

Rajoni i Prishtinës: Komuna e Prishtinës, dy zjarre të shpërfaqura në lagjen Marigona dhe Barileve janë të lokalizuara në tërësi. Komuna e Drenasit, Fshati Zabel i epërm i lokalizuar. Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre të lokalizuara. Obiliq, Fsh. Hamidi, zjarr fushorë i lokalizuar. Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar.

Rajoni i Prizrenit: Komuna Prizren, Fsh. Mushnikovë dhe Fsh. Lubizhdë e Hasit të eliminuara zjarret. Malishevë, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, të lokalizuara zjarret. Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht. Dragash, nuk ka asnjë. Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar.

Në Mitrovicën e Jugut dhe në Mitrovicën e Veriut, aktualisht vatër zjarri nuk ka në asnjë nga komunat.

Si rrjedhojë e kësaj, Agjencia e Menaxhimit Emergjent në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.

Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve, por fatmirësisht jo me rrezik për jetë.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar në periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve (pa kontroll të rreptë), dhe të raportojnë zjarret sa më shpejtë në numrin emergjent- 112 pa pagesë. /GazetaSinjali/