image Situata me COVID-19 në vendet fqinje/ Kosova me shifrat më të ulëta ditore

Shëndetësi

Situata me COVID-19 në vendet fqinje/ Kosova me shifrat më të ulëta ditore

news image

Kosova gati qe dy vite po ballafaqohet me pandeminë e COVID-19, njëjtë si shumë shtete tjera, mirëpo në krahasim me vendet e rajonit shifrat ditore janë të ulëta.

Në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, gjendja me COVID-19 është alarmante.

Shqipëri, për 24 orë katër persona kanë vdekur dhe 400 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, 7 persona kanë vdekur dhe 342 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Serbi, për 24 orë kanë vdekur 45 persona e mbi një mijë kanë rezultuar pozitiv, shkruan Sinjali.

Mali i Zi, për 24 orët e fundit ka regjistruar 207 raste të reja e tetë vdekje.

Mirëpo për dallim nga këto vende, Kosova është në gjendje të mirë me shifrat në lidhje me këtë virus.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në orën 15:00, 13 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Së fundmi, Kosova dhe vendet tjera po rrezikohen nga varianti i ri i COVID-19, i quajtur ‘Omicron’.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/