Aksioni për shuarjen e zjarrit në gadishullin e Karaburunit ka nisur sërish.
Këtë e ka konfirmuar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndërhyrja është e vështirë për shkak të kushteve klimatike për fluturim.
Tutje ai njofton se është ndaluar katastrofa në zonën e lumit të Vlorës.
Në këtë zonë ka pasur ndërhyrje të trupave nga toka dhe ajri duke neutralizuar flakët dhe përhapjen e tyre në zonat e banuara.
Ministri njofton gjithashtu se ndërhyrje janë bërë edhe në disa zona të tjera problematike si Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë).
Postimi i plotë i Ministrit të Mbrojtjes:
“Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje. Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj”