Forcat ushtarake ruse kanë plotësuar kontigjentin e nevojshëm për të transportuar në Itali brigada të lëvizshme me mjekë ushtarake, mjete speciale për dizinfektim dhe të tjera aparatura mjekësore, në ndihmë të Italisë, në këtë periudhë të vështirë.
Kështu ka njoftuar presidenti rus Vladimir Putin kryeministrin italian Giuseppe Conte.
Lajmin e bën me dije ministria e brendshme ruse.
Italia po përballet me krizën më të madhe shëndëtesore. Në një moment kur numri i të prekurve dhe i viktmave vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme, Rusia duket se është nga të vetmet shtete që ka ofruar ndihmë në këtë moment të vështurë për Italinë. /Gazeta Sinjali/