image Siriani që u gjet në malin e Vërmicës dyshohet se u vra, u qëllua në gjoks me disa plumba

Siguri

Siriani që u gjet në malin e Vërmicës dyshohet se u vra, u qëllua në gjoks me disa plumba

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të rëndë që ndodhi në orët e para të së shtunës në Vërmicë, ky dy sirianë dyshohet se u ballafaquan me disa persona, të cilët i qëlluan me armë. Njëri prej tyre arriti të kërkojë ndihmë mjekësore, teksa tjetri u kërkua për orë të tëra, derisa në orët e pasdites u gjet pa shenja jete në një mal.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se siriani, i cili u gjet i vdekur afër një pishine dyshohet se u vra me disa plumba. Afër trupit të pajetë, njësitë policore gjetën një armë të shkurtër, gjashtë gëzhoja, disa prej të cilave të kallashnikovit, si dhe një telefon.

Pas mbledhjes së provave materiale dhe informacioneve të tjera, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vrasje e rëndë”.

Ende janë të paqarta motivet mbi të cilat ka ndodhur ky rast, por që pas marrjes së deklaratës nga 16-vjeçari që ka mbetur i plagosur dhe analizimit të provave, pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Çka deklaroi 16-vjeçari sirian, i cili ka mbetur i plagosur?

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka deklaruar se është sulmuar nga 4-5 persona dhe i njëjti është plagosur në këmbë më armë zjarri, teksa ka bërë të ditur se bashkë me të ishte siriani që u gjet sot i vdekur.

Sipas tij, ashtu i plagosur ka ecur rreth tri orë nga vendi se ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.

/GazetaSinjali/