Analisti i njohur, Andy Gray ka pasur fjalë absolutisht tmerruese për Granit Xhakën pas humbjes së Arsenalit ndaj Manchester Cityt.
Gray akuzoi Xhakën dhe bashkëlojtarin e tij Gabrielin se “kanë kryer krime” në ndeshjen frustruese të klubit të tyre ndaj Cityt.
Xhaka shkaktoi penallti ndërsa Gabrieli u përjashtua në ndeshjen që Arsenali e humbi 2-1 në shtëpi ndaj liderëve të Premier Ligë megjithëse skuadra londineze kishte luajtur më mirë.
“Nëse e këqyrni se kush kreu krime këtu, ishin dy prej lojtarëve më të vjetër të ekipit,” i tha Gray, Beinsportit.
Edhe trajneri i Cityt Pep Guardiola e kishte pranuar se Arsenali kishte luajtur më mirë. /Gazeta Sinjali Sporti/