image Sinjalizim: Vetëm një maskë në barnatoren e Pejës kushton më shumë sesa tri bukë

Sinjalizime

Sinjalizim: Vetëm një maskë në barnatoren e Pejës kushton më shumë sesa tri bukë

news image

Që nga ardhja e koronavirusit në vendin tonë, maskat mbrojtëse janë ndër produktet që blihen më së shumti në tregun farmaceutik kosovar. Por, domosdoshmërinë për të pasur një maskë, po vazhdojnë ta shfrytëzojnë disa barnatore duke e shitur me çmim shumëfish më të lartë.

Sinjalizuesit kanë dërguar dëshmi se një gjë e tillë po ndodh në barnatoren ‘Index Pharm’ në Pejë.

Pacientët po detyrohen që në barnatoren ‘Index Pharm” ta blejnë një maskë të vetme me çmim prej 1 euro, pasi pa të nuk lejohen të marrin shërbimet shëndetësore në QKMF-në që ndodhet pranë kësaj barantore.

Në rast se e krahasojmë, një maskë mbrojtëse në këtë barantore të Pejës kushton më shumë sesa tri bukë. Sipas çmimeve në shumicën e furrave të bukës në Kosovë, një bukë kushton 30 cent.

Po ashtu në bazë të incizimit që posedon Gazeta Sinjali, kuponin për maskën mbrojtëse stafi i barnatorës ua lëshon vetëm pacientëve që e kërkojnë atë. /Gazeta Sinjali/