Agon Anadolli i njohur me emrin artistik si Singullar, është bërë baba për herë të parë.
Singi dhe partnerja e tij, Donika Selimi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksander Anadolli, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë rep-artisti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Aleksander Anadolli 01/05/20“, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Rep-artisti ka marrë urime të shumta nga kolegët, miqtë e fansat, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira.
Ndryshe, “Karosel” në bashkëpunim me Mak Zogaj është projekti i fundit muzikor i artistit./Gazeta Sinjali/