image Pas vrasjes së inspektorit, sindikata e Pylltarisë kërkon mbrojtje dhe siguri në punë

Kosovë

Reagim/ Pas vrasjes së inspektorit, sindikata e Pylltarisë kërkon mbrojtje dhe siguri në punë

news image

Sindikata e Pavarura e Pylltarisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat thotë se po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që i kanoset atyre çdo ditë në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e vrasjes në vendin e punës të Rojës së pyllit Nazmi Rustemi, roje në rajonin e Prishtinës.

“Ndaj, Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për këtë rast, për kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht rojtarët e pyllit”, thuhet në komunikatë.

Njëherit, kjo sindikatë, bëri thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkrete që këta punëtorë të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë./Gazeta Sinjali/