image Infermierët kërkojnë rritje të pagesës 100% për ndërrimet e natës dhe punës gjatë festave

Kosovë

Infermierët kërkojnë rritje të pagesës 100% për ndërrimet e natës dhe punës gjatë festave

news image

Sindikata e Infermiereve, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësorë në Kosovë, sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për medie.

Konferenca do të mbahet për të parashtruar kërkesa lidhur me pagesën e ndërrimeve të natës, orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe festave, si dhe rrezikshmërisë.

Sindikata e Infermierëve kërkesën me shkrim për ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës për 100%, pagesën për punë gjatë festave po ashtu për 100% dhe pagesën e rrezikshmërisë, e ka dorëzuar më 22 maj në SHSKUK, por nuk ka marrë ende përgjigje./Gazeta Sinjali/