image Simeone i hap dyert Saulit, i dëshiron të gjitha të mirat - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Simeone i hap dyert Saulit, i dëshiron të gjitha të mirat

news image

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ia ka hapur dyert Saul Niguezit.

Është raportuar se mesfushori spanjoll mund të përfundojë në Barcelona dhe këto spekulime, i ka rritur edhe më shumë trajneri i Atleticos.

Simeone tha se “Saul është shumë i rëndësishëm për klubin, sepse mund të luajë në shumë pozicione”.

Por, ai e pranoi se lojtari nuk është shumë i lumtur dhe se ka kërkuar gjithmonë nga klubi të luajë më shumë në pozicionin që ai ndihet më komod.

Sido që të jetë, Simeone i dëshiron fat nëse shkon në Barcelonë ose kudo qoftë, nëse veç vendos që të mos qëndrojë më në Atletico.

“Nuk mund t’i lëmë me një anën thashethemet. Nëse ai duhet të largohet, i dëshiroj më të mirat, kudo qoftë, në Barcelonë ose kudo”, u shpreh ai.

Saul debutoi me Atleticon më 2012, dhe që nga atëherë ai ka bërë 337 paraqitje për ekipin e Simeones, ka shënuar 43 gola dhe ka kontribuar me 19 asistime.

Raportohet se Saulin e do edhe Manchester United. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: