image Chelsea tërhiqet nga gara për t’i transferuar Kounden dhe Saulin

Futboll

Chelsea tërhiqet nga gara për t’i transferuar Kounden dhe Saulin

news image

Kampioni i La Ligas nuk do të lejojë largimet e mbrojtësit francez dhe mesfushorit spanjoll në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano që marrëveshja mes Chelseat dhe Saul është bllokuar që nga dita e djeshme, dhe Atletico nuk do ta jap dritën e gjelbër që ai të largohet nga “Wanda Metropolitano”.

Po ashtu, edhe skuadra londineze Chelsea tanimë është e bindur që pista e Saul ka dështuar.

Marrëveshja tjetër që ka dështuar është edhe ajo e mbrojtësit francez Jules Kounde, për të cilin Chelsea po refuzon të paguaj dëmshpërblimin prej 70 milionë eurosh, dhe tani është tërhequr nga gara për shërbimet e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/