image Chelsea afër transferimit të dyshes, Kounde dhe Saul

Futboll

Chelsea afër transferimit të dyshes, Kounde dhe Saul

news image

Chelsea është duke u bërë gati maksimalisht për sezonin e ri që të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Blutë janë afër të transferimit të dy futbollistëve të njohur të futbollit spanjoll, transmeton Sinjali Sport.

Londinezët janë duke punuar që t’i përfundojnë marrëveshjet me Saul Niguez dhe Jules Kounde.

Sipas Fabrizio Romanos, anglezët i kanë dërguar ofertë Atleticos të lirojnë Saulin në formë huazimi.

Negociatat mes Koundes dhe Chelseat janë duke pritur, derisa Zouma ta kompletojë transferimin te West Ham.

Skuadra e Tuchel me transferimin e këtyre dy lojtarëve automatikisht bëhet një nga favorite për dy garat më të mëdha në Evropë, Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, sidomos duke e parë fondin e futbollistëve që i posedon dhe që janë kampion në fuqi evropian. /Gazeta Sinjali Sporti/