image Saul Niguez do bartë numrin që e kanë pasur shumë legjenda te Chelsea

Futboll

Saul Niguez do bartë numrin që e kanë pasur shumë legjenda te Chelsea

news image

Mesfushori spanjoll, i cili ju bashkua Bluve si i huazuar nga Atletico Madridi, ka marrë fanellën që për herë të fundit e barti Mateo Kovacic.

Chelsea ka lajmëruar zyrtarisht numrin që do ta bartë Saul Niguez në Stamford Bridge, me mesfushorin spanjoll që do ta bartë numrin 17 me skuadrën nga Londra perëndimore.

26 vjeçari do të luajë në futbollin anglez pasi që u transferua në Angli në një marrëveshje të përkohshme në fund të afatit kalimtar.

Saul e mori këtë numër pasi që ishte i lirë nga Chelsea. Për herë të fundit atë e pati Mateo Kovacic që tani ka marrë numrin 8.

Këtë numër te skuadra londineze e kanë bartur shumë legjenda të klubit duke filluar nga Hazard, Petit, Salah, Pedro e kështu me radhë. /Gazeta Sinjali Sporti/