image Siguria në Shqipëri është përkeqësuar, eksperti: Rend më i frikshëm, me 6 mijë euro të marrin jetën

Shqipëri

Siguria në Shqipëri është përkeqësuar, eksperti: Rend më i frikshëm, me 6 mijë euro të marrin jetën

news image

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se që prej vitit 2012, rendi dhe siguria në Shqipëri është përkeqësuar.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euroneës Albania, Rexhepi theksoi se është rritur profesionalizmi i kriminelëve, ndërsa shtoi se sipas informacioneve, për në pagesë prej 6 mijë eurosh të marrin jetën.

“Unë di që rendi nga 2012 këtu është shumë më i frikshëm. Është rritur profesionalizmi i kriminelëve”.

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov që vrasin gjysmën e lokalit, por kemi kriminelë që nisen mirë e studiojnë dhe pastaj bëjnë vrasjen. Në informacione ishte fjala se dhe për 6 mijë euro të marrin jetën”, theksoi Rexhepi.

/GazetaSinjali/