image Siç pritej: Benzema është fitues i "Topit të Artë" për vitin 2022

Futboll

Siç pritej: Benzema është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2022

news image

Karim Benzema zyrtarisht është kurorëzuar me çmimin më prestigjioz individual në futboll, atë të “Topit të Artë” për vitin 2022.

Benzema ishte favorit i padiskutueshëm për çmimin, pas një viti të jashtëzakonshëm me Real Madridin, duke fituar trofe të ndryshëm.

Triumfet në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga me Real Madridin, duke qenë golashënuesi më i mirë në të dyja garat, bënë që francezi të jetë favoriti i padiskutueshëm për Topin e Artë.

Benzema mposhti në garë Sadio Manen i cili përfundoi i dyti, kurse Top 5 e mbyllën, Kevin De Bruyne (3), Robert Lewandowski (4) dhe Mohamed Salah (5).

/GazetaSinjaliSport/