Karim Benzema zyrtarisht është kurorëzuar me çmimin më prestigjioz individual në futboll, atë të “Topit të Artë” për vitin 2022.
Benzema ishte favorit i padiskutueshëm për çmimin, pas një viti të jashtëzakonshëm me Real Madridin, duke fituar trofe të ndryshëm.
Triumfet në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga me Real Madridin, duke qenë golashënuesi më i mirë në të dyja garat, bënë që francezi të jetë favoriti i padiskutueshëm për Topin e Artë.
Benzema mposhti në garë Sadio Manen i cili përfundoi i dyti, kurse Top 5 e mbyllën, Kevin De Bruyne (3), Robert Lewandowski (4) dhe Mohamed Salah (5).