image Sia vuan nga një sëmundje, ka një mesazh prekës për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Sia vuan nga një sëmundje, ka një mesazh prekës për fansat

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Sia, vuan nga një sëmundje neurologjike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

“Jam duke vuajtur nga dhimbjet kronike, sëmundje neurologjike Ehlers-Danlos dhe vetëm dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocionale, që i dua, vazhdoni përpara. Jeta është e vështirë. Dhimbjet të demoralizojnë…”, ka shkruar ajo.

https://twitter.com/Sia/status/1180240008331939840

Dhimbjet e sëmundjes Ehlers-Danlos zgjasin më shumë se 12 javë dhe shoqërohen me probleme neurologjike për shkak të çrregullimit të muskujve. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje karakterizohen me lëkurë të butë dhe kocka të deformuara./Gazeta Sinjali/