image Sia shtang fansat: Vuaj nga një sëmundje kronike mendore

Bota e Yjeve

Rrëfimi/ Sia shtang fansat: Vuaj nga një sëmundje kronike mendore

news image

Këngëtarja Sia ka njoftuar se vuan nga një sëmundje kronike neurologjike, si pasojë e të cilës ka dhimbje të vazhdueshme.

Ylli australian i muzikës pop ka treguar përmes rrjeteve sociale se vuan nga sindroma Ehlers-Danlos, një sëmundje e rrallë trashëguese.

Sindroma Ehlers–Danlos përfshin një grup çrregullimesh gjenetike të indit lidhor. Simptomat mund të përfshijnë luksacion në nyja, dhimbje të nyjave, zgjatje të lëkurës dhe formacione jonormale të mbresave në lëkurë.

“Përshëndetje, po vuaj nga një dhimbje kronike, një sëmundje neurologjike, Ehlers-Danlos dhe dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike ose emocionale, ju dua, vazhdoni përpara”.

“Jeta është jashtëzakonisht e vështirë. Dhimbja është demoralizuese dhe ju nuk jeni vetëm”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.