image Flet djali i Rugovës për ditët e fundit të tij: Ishin të rënda, shpresonim në mrekulli, mjekët amerikanë s’na lanë shumë shpresa

Sociale

Flet djali i Rugovës për ditët e fundit të tij: Ishin të rënda, shpresonim në mrekulli, mjekët amerikanë s’na lanë shumë shpresa

news image

Mendim Rugova, djali i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova i ka kujtuar momentet e fundit të jetës së babait të tij.

Mendim tha se pasi Ibrahim Rugova u diagnostifikua me kancer, shpresonin në mrekulli.

“Kur u diagnostifiku në verë të vitit 2005, patjetër që shpresonim që ndoshta tash mundet me pasë ndonjë sëmundje të mushkërive, diçka kaluese. Mandej kur e morëm vesh, pasi i pati ato diagnozat në bazën amerikane në Gjermani atje, kur e bonëm tamam atë biopsinë… çka me të thënë Shkodran, njeriu gjithmonë po shpresojke në njëfarë mrekullie”, tha ai.

“Kur e sheh jetën e tij, sa atentatit i ka shpëtu, mendonim që edhe kjo do të jetë njëfarë beteje që ndoshta mundet me kalu dhe mundet me shpëtu prej kësaj beteje edhe me shëndet”, tha Mendim Rugova.

Ai kujton se ditët e fundit, shëndeti i presidentit ishte përkeqësuar dhe se mjekët amerikanë kishin konstatuar se ishte vështirë të ringritej.

“Ditët e fundit, mandej, pak ishin më të rënda. Prapë se prapë mendonte njeriu njëfarë mrekullie, por u pa që.. sidomos ditët e fundit nuk pati shumë shpresa. Edhe sidomos kur erdhën mjekët amerikanë dhe ata e dhanë diagnozën që tash është problem”, tha Mendim Rugova.

Të dielën, më 21 janar, u bënë 18 vjet që prej vdekjes së Ibrahim Rugovës.

/GazetaSinjali/