image Si vjet edhe sivjet, krimet në fillim të muajit gusht tronditin qytetarët e Kosovës

Siguri

Si vjet edhe sivjet, krimet në fillim të muajit gusht tronditin qytetarët e Kosovës

news image

Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës – Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ku humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Rreth nëntë orë më vonë, po të mos ishte një copëz e mbetur e shiritit të Policisë, një gotë uji si dhe ambulanca në fund të rrugës, do të mendohej që nuk ka ndodhur asgjë në rrugën “Rexhep Luci”, në të cilën sot, në kafenetë përball Bon Vivantit po shijonin kafen e mëngjesit disa qytetarë.

Si sivjet ndodhi edhe vjet. Pikërisht në fillim të muajit gusht ku shumica e qytetarëve të Kosovës shijojnë ngrohtësinë e diellit së bashku me anëtarët e familjes që mungojnë gjatë pjesës tjetër të vitit, më saktësisht më 5 gusht, qytetarët e Lipjanit u trondën nga vrasja e një 22-vjeçari dhe plagosja e dy të tjerëve me armë zjarri.

Dy të dyshuarit, Muhamet Gashi dhe Gazmend Selimi, ishin arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, për t’u dorëzuar në Polici disa ditë më vonë i dyshuari, Gazmend Selimi, ndërsa i dyshuari tjetër vazhdon të jetë në arrati.

Siç thanë të pranishmit në vendin e krimit, gjithçka kishte ndodhur për disa sekonda, ku i pranishëm ishte edhe vëllai i viktimës, i cili e pa të gjithë ngjarjen.

Pikëllimi u shtua kur në rrjete sociale u publikua një video ku dëgjohej dikush teksa thërriste me aq fuqi sa kishte emrin e viktimës “Dardan, oooo Dardan be…”.

/GazetaSinjali/