image Si u sulmua infermieri në QKMF të Dragashit / Çka ndodhi me të dyshuarit
[wp-story id="814678"]

Siguri

Si u sulmua infermieri në QKMF të Dragashit / Çka ndodhi me të dyshuarit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një rast, i cili ka ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku dy persona pas një mosmarrëveshje që kishin me një infermier të kësaj Qendre, e sulmuan fizikisht këtë të fundit, çka edhe i shkaktuan lëndime trupore të njëjtit.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali mëson prej burimeve të saja se dy të dyshuarit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, tashmë janë arrestuar nga Policia dhe janë intervistuar nga Prokurori.

Këto burime po ashtu bëjnë të ditur se me urdhër të Prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe presin të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /GazetaSinjali/