Mes 51 personave të infektuar me koronavirus janë edhe 4 personel mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaron se stafi mjekësor u infektua pas kontaktit me një pacient të shtruar në këtë spital. Ky pacient ishte vizituar nga një i afër, i cili kishte ardhur nga Italia.
“Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”,kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi””, ka thënë Rakacolli.
“Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka dhënë këtë informacion tek stafet mjekësore. Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar”, ka thënë ajo.