Numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë parë së fundi në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”. Ata janë nisur për pushime në Antalia të Turqisë, raporton Gazeta Sinjali.
Qytetarët si duket nuk i ka ndalur pandemia që të udhëtojnë sërish për në Turqi. Ndonëse mundësitë janë të kufizuara sivjet, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjen e valixheve për plazhet e Turqisë.
Shoqatat e agjencive turistike kishin thënë se interesimi i qytetarëve për pushime verore sivjet ka rënë për 90% në krahasim me vitin e kaluar, por kosovarët si duket i ka bindur oferta e destinacioneve turistike turke që sivjet vjen me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.
Kryetarja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze ka thënë dje se “Turqia këtë vit do të jetë vendi lider për të bërë pushime jashtë shtetit”. /Gazeta Sinjali