Ka disa gjëra që mund të bëni kur shpresoni të mbeteni shtatzënë shpejt.
Gjëra të tilla si zbulimi i datës tuaj të ovulacionit, (ose dritares pjellore), marrdhëniet intime dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe konsultat me mjekun tuaj, janë vetëm disa nga metodat që do t’ju ndihmojnë drejt cakut dhe qëllimit tuaj, shkruan burimi Baby Center.
Juve gjithashtu do të ju duhet që të jeni të sigurt që jeni larguar nga çdo zakon i pashëndetshëm dhe të filloni të merrni acid folik përpara se të filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.
A ka mënyra për të mbetur shtatzënë shpejt?
Po! Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të shpejtuar gjërat. Por edhe përpara se të filloni përpjekjet tuaja për të pasur një fëmijë, është mirë të përgatiteni duke:
– caktuar një kontrollë te mjeku juaj para konceptimit të shtatzënisë;
– heqja e çdo zakoni të pashëndetshëm (si pirja e alkoolit, pirja e duhanit ose përdorimi i drogës);
– arritja në një peshë të shëndetshme nga ana e nënës.
Mes tjerash, filloni të merrni të paktën 400 mcg acid folik në ditë rreth një muaj para se të filloni përpjekjet për të mbetur shtatzënë. (Kjo lëndë ushqyese mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes.)
Pasi trupi juaj të jetë gati, provoni këto këshilla për të rritur shanset për të mbetur shtatzënë shpejt:
Kuptoni kur keni ovulacion
Çelësi për të mbetur shtatzënë shpejt është të kuptoni se kur do të ovuloni, ose kur do të lëshoni një vezë nga vezorja juaj.
Ovuloni vetëm një herë në çdo cikël menstrual. Nëse mund të tregoni se kur do të ovuloni, keni një shans më të mirë për të mbetur shtatzënë atë cikël.
Marrëdhëniet intime gjatë dritares suaj pjellore
Pasi të dini kornizën kohore të ovulacionit, planifikoni të keni marrdhënie intime gjatë periudhës suaj më pjellore, që është dy deri në tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur ovuloni.
Sperma e shëndetshme
Spermatozoidet e forta dhe të shëndetshme kanë shanset më të mira për të fekonduar një vezë. Partneri juaj mashkull mund të bëjë disa gjëra për të përmirësuar fertilitetin e tij:
– shmangni duhanin dhe drogat rekreative.
– kufizoni pijet alkoolike në jo më shumë se dy në ditë.
– arritni një peshë të shëndetshme nëse jeni mbipeshë.
– merrni mjaftueshëm disa lëndë ushqyese kryesore – si zinku, acidi folik dhe vitamina C – që ndihmojnë në prodhimin e spermës së fortë dhe të bollshme.
– hani një dietë të shëndetshme, bëni stërvitje të rregullta dhe menaxhoni stresin.