image Si po përfitojnë qendrat e masazhit në Prishtinë nga imazhet e modeleve botërore

Kosovë

Si po përfitojnë qendrat e masazhit në Prishtinë nga imazhet e modeleve botërore

news image

Qendrat e masazhit në Kosovë ndonëse mund të jenë shumë fitimprurëse, kreativiteti i drejtuesëve të këtyre qendrave për të tërhequr klientët jo vetëm që lë shumë për të dëshiruar por përbënë edhe shkelje ligjore.

Për të joshur sa më shumë klientë, këto qendra masazhi në mënyrë të paligjshme po përdorin fotografi të modeleve të famshme botërore. Nga ajo çfarë përçojnë imazhet në reklama, është e vështirë të bëhet dallimi nëse bëhet fjalë për qendër masazhi apo për shtëpi publike.

Sinjali ka zhvilluar një bisedë telefonike me njërën nga këto qendra të masazhit në Prishtinë, pikërishtë për këtë çështje. Personi që iu përgjigj telefonatës tonë tha se ‘modelja evropiane’ do të ju relaksojë.

Dilara Simss, njëra ndër modelet me famë botërore e “Parisfashion” dhe ajo mund të ju relaksojë në qendër të Prishtinës. Kështu të paktën janë pretendimet absurde të njërës prej qendrës së masazhit  në Prishtinë.

Në fakt modeles i është ndërruar edhe emri. Ajo sipas qendrës së masazhit punon në Prishtinë dhe quhet Sara, madje dhe është në dispozicion prej orës 16:00 deri në ora 00:00 pas mesnate për të kryer masazh.

Ndonëse profesioni i modeles dhe i masazhistes është krejtësisht i ndryshëm edhe modelja britanike jeton në një vend krejt tjeter. Ajo nuk jeton në Prishtinë dhe as nuk ka qenë kurrë në Kosovë.

Nga qendra e masazhit janë të sigurt se nëse cakton termin tek ‘Sara’, Dilara Simss do të ju relaksojë.

Por, në fakt ky është vetëm një mashtrim tipik i kësaj qendre masazhit që për qëllim ka tërheqjen e sa më shumë klientëve, ndërsa dyshimet janë edhe për shërbime prostitucioni në bazë të reklamimit.

Gazeta Sinjali, e ka kontaktuar këtë qendër masazhi për të pyetur nëse ‘Sara’ është sot në punë për një termin. Vajza nga kjo qendër e masazhit konfirmon se ‘Sara’ do të jetë për ju.

“Po Sara është këtu, vetëm në çfarë kohë dëshironi terminin”.

“Termin ka të lirë që nga ora 16:00 deri pas mesnate”, ka thënë njëra prej vajzave të lajmëruara nga kjo qendër masazhi.

Fotografitë e Dilara Simss me shumë mundësi janë marrë nga llogaria e saj në Instagram. Ajo është mjaftë e famshme aty.

Ajo po ashtu bën pjesë edhe në “Parisianfashion”, ku ajo kishte reklamuar më parë disa fustane. E njëjta faqe ka reklamuar fustanin nga Dilara Simss, por në ueb faqen e qendrës së masazhit në Prishtinë, e njëjta foto përdoret për të tërhequr klientë, raporton Sinjali.

E njëjta qendër e masazhit kishte investuar edhe në llogarinë sociale Facebook, duke i sponsorizuar disa nga vajzat ‘fake’ që paraqiten si punëtore shqiptare nga kjo qendër e masazhit.

Në fakt muaj më parë një vajzë që kishte punuar në këto qendra masazhi kishte folur në kushte të anonimiteti. Ajo kishte pranuar se në qendra të masazhit ofrohen edhe shërbime seksuale. Por kishte treguar se janë shumë të kujdesshme.

https://www.instagram.com/p/B1OH9EqB0rL/

Ajo kishte thënë se vajzat që ofronin edhe shërbime seksuale siguroheshin se klienti nuk është polic civil. Ajo thoshte se madje në këto qendra ka edhe kamera të fshehura.

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po  vjen atëherë  u kanë klient i rregullt  nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veç hera e parë që ka qenë në atë masazh për  me bo masazh, atëherë është dyshuar se është ndonjë polic civil”.

“Ka pas edhe kamera nëpër dhoma, (a e kanë ditë klientët?), Jo sepse kanë qenë kamera të fshehura, nuk kanë qenë të dukshme. Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata [klientët v.j] nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se çka po bëjnë klientët edhe vajzat brenda. Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera”, kishte deklaruar ajo.

Vetëm 7 ditë më parë Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion ku në qendra të masazhit ishin arrestuar tetë persona nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Sinjali kishte raportuar se në një aksion të Policisë së Kosovës së filluar më 27 gusht ishin zhvilluar dy aksione ku ishin arrestuar tetë persona.

Në operacionin e parë që ishte organizuar në rrugën “Çajupi” në kryeqytet, janë arrestuar 6 të dyshuar, prej të cilëve pesë femra, tri prej tyre nga Kosova ndërsa dy nga Shqipëria dhe një mashkull nga Kosova, të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, shkruan Sinjali.

Gjatë këtij aksioni ishin konfiskuar si prova materiale shtatë telefona  mobilë. Sinjali merrte vesh se në operacionin tjetër të koduar me emrin “Masazhe2019” që është zhvilluar në lagjen Arbëria, rruga “Ahmet Krasniqi” janë kapur nga forcat e rendit dy persona, një vajzë e moshës 26 vjeçare dhe një mashkull 21 vjeçar. Ata dyshohen për tri vepra penale “Mundësim dhe detyrim prostitucioni” , “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe  “Bashkëkryerje për veprat penale”./Sinjali/