image "Si në Bangladesh, veç kur ta thyejmë qafën një ditë", qytetarja ankohet për gjendjen e kanalizimeve në Ulpianë

Sinjalizime

“Si në Bangladesh, veç kur ta thyejmë qafën një ditë”, qytetarja ankohet për gjendjen e kanalizimeve në Ulpianë

news image

Një dërrasë e kalbur dhe një shkop janë zgjidhja e qytetarëve të lagjes “Ulpiana” për të mbuluar kanalizimet në këtë lagje, shkruan Gazeta Sinjali.

Një banore e kësaj lagjeje ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi të dy prej kanalizimeve, të cilëve u mungojnë kapakët.

Njëri prej tyre është mbuluar me një dërrasë të kalbur, ndërsa tjetri është “shënjuar” me një shkop dhe kjo banore ka frikë se dikush nga banorët do ta pësojë.

“Shikojeni se në çfarë gjendje janë kanalizimet në lagjen tonë. Një ditë veç kur ta thyejmë qafen, ose në këtë shkop natën, ose në këtë dërrasën e kalbur. Nuk e di, tmerr është të jetë një gjendje e tillë në një kryeqytet, si në Bangladesh”, tha e mllefosur kjo qytetare./Gazeta Sinjali/