image Tre persona të armatosur tentuan ta grabisin argjendarinë në Prizren

Siguri

Tre persona të armatosur tentuan ta grabisin argjendarinë në Prizren

news image

Një person është plagosur gjatë një tentim grabitje në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

E për Sinjalin nga policia në Prizren kanë dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

Zëdhënësi i policisë, Shaban Osmanollaj, ka thënë se tre persona të armatosur kanë tentuar ta grabitin një dyqan, ku është mbetur i plagosur pronari i dyqanit.

“Është një grabitje në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Tre persona të dyshuar të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari, ku ka mbetur i plagosur njëri nga pronarët, por është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga policia.

/GazetaSinjali/