image Si ndodhi gjithë ngjarja deri te sekuestrimi i rreth 400 kg kokainë që erdhi nga Brazili në Durrës, pastaj në Kosovë

Siguri

Si ndodhi gjithë ngjarja deri te sekuestrimi i rreth 400 kg kokainë që erdhi nga Brazili në Durrës, pastaj në Kosovë

news image

Policia në Shqipëri dhe Kosovë kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kilogramë kokaine që ishte fshehur në paketa me mish të nisur nga Brazili. Sinjali raportoi ekskluzivisht se u arrestuan dy persona.

Atij i ishte vendosur GPS nga DEA amerikane dhe pritej që të mbërrinte në portin e destinacionit final që ishte Durrësi.

Më pas, policia kishte vendosur që të lejonte kalimin në port për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i 400 kilogramëve kokainë të nisur nga Brazili, ndërkohë që priste këtë ngarkesë, policia ka kapur gjatë kontrolleve rutinë edhe dy ngarkesa të tjera me kokainë.

E para u kap më datë 1 prill dhe kishte një peshë totale prej 49 kilogramësh. Kokaina në fjalë u kap në kontejnerin e biznesit të babait të Arbër Çekajt, i cili u arrestua disa vite më parë për futjen e më shumë se 600 kilogramëve kokainë në vend.

Ngarkesa e dytë u kap më datë 10 prill dhe kishte një peshë totale prej 142 kilogramë. Në total nga 1 prilli, deri më tani janë kapur plotë 591 kilogramë kokainë që ka pasur destinacion portin e Durrësit.

Ndërkohë që kontejneri ishte nën vëzhgim, policia po priste për personat që do ta merrnin atë. Më në fund në port vjen një kamion me targa 01 263 OD, i cili ngarkoi kontejnerin dhe u nis për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila pas ndjekjes ka arritur të zbulojë se kishte ndaluar në Lipjan.

/Gazeta Sinjali/