Mediat në Shqipëri po raportojnë se sot është arrestuar babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj, i cili akuzohet se teksa eksportonte banane nga Amerika Latine në një kontejner të firmës se tij u kap në Durrës me 49 kg kokainë nga Ekuadori.
Mësohet se e njëjta kompani, e njëjta linjë trafiku, me të njëjtin mall, banane në kontejner, ka vijuar aktivitetin edhe pasi i biri u kap me kokainë në firmën e vet.
Arbër Çekaj, është dënuar me 14 vite burgim, pasi në kontejnerët që vinin në emër të firmës së tij, 3 vite më parë u gjetën 613 kg lëndë narkotike kokainë.