Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një tjetër video mbi luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Këtë herë është ndalur në nismën se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.
“Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, DSS, heton krimet që lidhen me vizat dhe pasaportat në SHBA dhe kudo në botë përfshirë Shqipërinë. Në Tiranë punojnë për të gjurmuar mashtrimin me dokumentet dhe identifikimin e personave.
Nga kjo nismë, janë shkatërruar disa rrjete të dokumente të rreme , kanë ekspozuar korrupsionin brenda forcave të policisë dhe aparatit të sigurisë së aeroportit, arrestimin e zyrtarëve të korruptuar dhe drejtuesve të lartë policorë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.