image Shumica e serbëve dëshirojnë të largohen nga Kosova përgjithmonë

Kosovë

Anketa/ Shumica e serbëve dëshirojnë të largohen nga Kosova përgjithmonë

news image

Shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë dëshirojnë të largohen për në Serbi.

Kushtet ekonomike dhe standardi i dobët i jetesës janë faktorët kryesorë që i shtyejnë serbët ts mendojnë ikjen nga Kosova për në Serbi, thuhet në një studim që ka kryer rrjeti i aktivizmit qytetar, CSD. Në bazë të këtij studimi, thuhet se 67% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga Kosova përgjithmonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Të anketuarit pretendojnë se standardi i dobët i jetesës, arsimi, situata e paqëndrueshme politike, siguria, por gjithashtu marrëdhëniet e tensionuara midis serbëve dhe shqiptarëve janë arsyet kryesore qe do i bënin ata të mendojnë për shpërngulje. Për shkak të këtyre bindjeve, më shumë se 24.47% planifikojnë të shpërngulen, 67% e të anketuarve janë përgjgijur se do të shpërnguleshin në Serbi, dhe 21% tashmë kanë ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim. Përfaqësuesit e “Communication for Social Development” të cilët prezantuan raportin “Migrimi i heshtur i të rinjve nga komuniteti serb”, kanë vlerësuar se këto të dhëna paraqesin shqetësim alarmant për serbët e veriut.

Rajko Jovanoviq nga CSD ka thënë se ndihet i tronditur që serbët planifikojnë ta lëshojnë Kosovën. Ai e ka cilësuar si informacion alarmant për të idenë që të ndodhë një gjë e tillë.

“Ne kemi të dhëna që 20 deri 30% e serbëve planifikojnë ta bëjnë këtë në dy deri në tre vitet e ardhshme”, shprehet Jovanoviq.

Në bazë të këtij raporti të përpiluar nga CSD, 30.2% e të rinjëve mendojnë se kushtet e arsimit që ofrohen për ta në veriun e Kosovës nuk janë të kënaqshme.

“Situata ekonomike nuk mund të përmirësohet nëse ne nuk punojmë e presim që dikush të na japë diçka. Ne, si bashkësi, si shoqëri, duhet të punojmë për të kontribuar”, thotë Ivan Todoroviq nga Rrjeti i Aktivizmit Qytetar.

Dejan Bozidareviq nga Iniciativa e Rinisë në Graçanicë deklaron se gjithnjë e më shumë të rinj po largohen nga Graçanica dhe se shumë prej miqve të tij kanë shkuar në dy vitet e fundit.

Gordana Gjoriq, kryetar i shoqatës serbe “Avenija”, thotë se politikanët serbë nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet e tyre, duke pohuar që shoqëria është e korruptuar.

“Sondazhi, bazuar në një mostër prej 300 të anketuarve, konfirmon të dhënat e raportuara më parë për migracionin e popullatës”, thonë përfaqësuesit e CSD. /Gazeta Sinjali/