Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paraqitur luftën në Iran si një sukses dhe ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të arritur nga Barack Obama me Teheranin në vitin 2015, duke premtuar se do të siguronte një marrëveshje më të favorshme.
Megjithatë, një sondazh i ri i “Washington Post-Ipsos” tregon se vetëm 23 për qind e amerikanëve besojnë se Trump mund të arrijë një marrëveshje më të mirë se ajo e administratës Obama.
Në anën tjetër, 37 për qind e të anketuarve mendojnë se marrëveshja e Trumpit do të ishte më e keqe, ndërsa 12 për qind besojnë se të dyja marrëveshjet do të ishin pothuajse të njëjta. Pjesa tjetër nuk ka dhënë mendim.
Edhe në mesin e republikanëve, mbështetja nuk është e plotë. Vetëm 54 për qind e tyre besojnë se Trump do të siguronte një marrëveshje më të mirë.
Rezultatet tregojnë dallime të theksuara brenda elektoratit republikan. Rreth 70 për qind e republikanëve të krahut MAGA besojnë te një marrëveshje më e mirë nga Trump, ndërsa republikanët jo-MAGA janë pothuajse të ndarë në mënyrë të barabartë.
Nga kjo kategori, 27 për qind mendojnë se Trump do të arrinte marrëveshje më të mirë, ndërsa 23 për qind vlerësojnë se marrëveshja e Obamës do të mbetej më e favorshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!