image Dy të rinj kapen me drogë në Fushë Kosovë – e pranuan para Policisë se kishin marihuanë

Siguri

Dy të rinj kapen me drogë në Fushë Kosovë – e pranuan para Policisë se kishin marihuanë

news image

Dy të rinj kanë rënë në duart e Policisë në Fushë Kosovë, pasi gjatë një kontrolli kanë pranuar se posedonin lëndë narkotike, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Endrit Dobërdolanin, 30 vjeçar dhe Diard Dobërdolanin, 23 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës 20:50, në rrugën “1 Tetori”, në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës.

Njësia policore kishte ndaluar për kontroll një veturë Volkswagen Golf 4 me ngjyrë të bardhë, në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, pasi u pyetën nëse posedonin ndonjë send të paligjshëm, ata deklaruan vetë se kishin lëndë narkotike.

Kontrolli rezultoi me sekuestrimin e 1.17 gramëve substancë të dyshuar marihuanë nga Endrit Dobërdolani, ndërsa te Diard Dobërdolani u gjetën 3.70 gramë të së njëjtës substancë.

Me konsultim të Prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/