Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin ekonomik dhe politik.
Reagimi i tij erdhi pasi Uashingtoni njoftoi vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave braziliane.
“Brazili do të luftojë për sovranitetin e tij pa hezitim”, shkroi Lula në platformën X.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 25 për qind për shumicën e mallrave që importohen nga Brazili.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm brazilian, Mauro Vieira, e akuzoi Uashingtonin se po i paraqet ultimatume Brazilit dhe se po kërkon qasje të lirë në tregun e brendshëm të vendit.
Vendimi pritet të rrisë tensionet tregtare dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!