image Ekskluzive | Kapet me pistoletë TT në veturë gjatë kontrollit policor, arrestohet 24-vjeçari nga Klina

Ekskluzive

Ekskluzive | Kapet me pistoletë TT në veturë gjatë kontrollit policor, arrestohet 24-vjeçari nga Klina

news image

Një kontroll rutinë i Policisë në Klinë ka çuar në arrestimin e një 24-vjeçari, pasi në veturën e tij u gjet një armë zjarri pa leje, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Arbenit Ukaj, 24 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës 21:30, në fshatin Dollc, ku zyrtarët policorë kishin ngritur një pikë kontrolli.

Gjatë kontrollit të një veture Mercedes, policët kanë gjetur në ndarësen mes ulëseve një pistoletë të tipit TT, kalibër 7.62 mm, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Arma është sekuestruar si provë materiale, ndërsa Arbenit Ukaj është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor për procedurat e nevojshme.

Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit”.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/