image Shumë afër shkëmbimi i madh Lautaro - Griezmann

Futboll

Futboll/ Shumë afër shkëmbimi i madh Lautaro – Griezmann

news image

Skuadra e Interit, është duke u përpjekur të mbajnë superyllin argjentinas, Leutaro Martinez, por një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh i jep Barcelonës, një shans për të negociuar me gjigantët e Serie A. “Gazzetta dello Sport” shkruan se pretendimet e Interit janë të përgatitur të kërkojnë Griezmanin në këmbim të Lautaro, pasi Barcelona insiston në sulmuesin 22-vjeçar.

“Gazzeta dello Sport”, tregon qëllimin e qartë të Barcës për të përfshirë një lojtar në marrëveshje me Interin, për të “ulur shumën e klauzolës së lëshimit prej 111 milionë euro të vlefshme gjatë 15 ditëve të para të korrikut”.

Arturo Vidal ka qenë gjithashtu i lidhur me “Nerazzurrët”, pasi Antonio Konte duket i etur për të rikthyer kilianin në Itali duke u përpjekur ta transferojë atë në huazim, me një mundësi për ta blerë në janar.

Interi firmosi me Lautaro për 25 milionë euro nga Rasing Klub në korrik 2018 dhe argjentinasi është paraqitur 66 herë që nga ardhja e tij, duke kontribuar me 25 gola.