Një tifoz anglez ka zbuluar çmimet e biletave në tregun e zi, për ndeshjen Kosovë – Angli.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, tifozi anglez ka treguar shifrën që kap një biletë në tregun e zi.
Sipas tifozit anglez, Billy Grant, shitësit në tregun e zi po kërkojnë mbi 100 euro për një biletë.
Kujtojmë se biletat në tribunat veriore dhe jugore kanë çmimin e 5 eurove, ato në tribunën lindore 10-15 euro, kurse në atë perëndimore 15-20 euro.
Kosova – Anglia nis pas pak minutash, në orën 18:00 në “Fadil Vokrri”./Gazeta Sinjali/