Real Madridi raportohet se e ka përjashtuar përfundimisht nënshkrimin e Kylian Mbappé në verë.
Klubi spanjoll nuk planifikon të transferojë francezin edhe nëse ai vendos të mos zgjasë kontratën e tij me PSG-në dhe të jetë agjent i lirë verën e ardhshme.
Siç raporton, mediumi spanjoll Cadena Ser, pasi ka qenë objekti kryesor i dëshirës së klubit në dy merkatot e fundit, Real Madrid e konsideron ‘telenovelën Mbappé’ të mbyllur dhe nuk do ta ndjekë futbollistin në merkaton e radhës, pavarësisht situatës kontraktuale të tij.
Sipas mediumit, njëra nga arsyet e këtij vendimi lidhet me shkallën e pagave.
Francezi nuk do t’i bashkohej Real Madridit për më pak se 20 milionë në vit, të cilave do t’i shtohej, nëse nuk rinovon me PSG-në, një bonus shumë të lartë transferimi për lojtarin. Bellingham, sensacioni i madh i Real Madridit në fillim të sezonit, ka një kontratë 9 milionë euro.
Një arsye tjetër është se ardhja e Mbappes ‘përplaset’ me politikën e transferimeve të klubit. Kylian do të mbërrinte në Real Madrid pothuajse në moshën 26-vjeçare.
Nënshkrimet e fundit të mëdha të Real Madridit janë Camavinga dhe Tchouaméni. Vinicius ose Rodrygo mbërritën më parë. Dhe sezonin e ardhshëm Endrick do të zbarkojë. Shumica kanë nënshkruar para të njëzetave dhe kjo është strategjia e klubit.