image Shtyllat elektrike në gjendje të mjerueshme, rrezikohen banorët e lagjes "Mati 1" në Prishtinë

Sinjalizime

Shtyllat elektrike në gjendje të mjerueshme, rrezikohen banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë

news image

Sot gjendja e disa shtyllave elektrike në lagjen “Prekazi”, në Prishtinë është e mjerueshme, në të njëjtën kohë edhe rrezikshmëria e banorëve është e lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar foto në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se dy shtylla elektrike janë rrëzuar gati tërësisht, duke u bërë kështu kërcënim për banorët e kësaj rruge.

Përveç rrezikut prej telave të energjisë-elektrike, kjo rrugë është vështirë e kalueshme edhe për shkak të punimeve që po ndodhin aty.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it për Sinjalin tha se dëmtimi i shtyllave është bërë nga termokosi.

“Dëmtimi i shtyllave është bërë nga kontraktoret e komunës apo termokosit”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Buzhala theksoi se ekipi është nisur për në vendin e ngjarjes.

“Ekipa jonë është nisur drejt vendit të ngjarjes menjëherë me të pasë informatën”, tha ai. /GazetaSinjali/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm