Një kamion me targa të Kosovës i cili po transportonte shtylla të betonit, ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, mesditën e sotme, afër Tunelit të Kalimashit, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi të këtij kamioni transportues, nga rimorkio e të cilit shihen se kanë rënë shtyllat e betoni disa metra të gjata.
Shtyllat kanë rënë në mes të rrugës, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe duke bllokuar rrugën për qarkullim./Gazeta Sinjali/