image Kjo rrugë në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim për rreth një muaj e gjysmë

Sociale

Kjo rrugë në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim për rreth një muaj e gjysmë

news image

Qasja për automjete nga udhëkryqi “Bill Klinton” e deri te udhëkryqi i rrugës “Garibaldi” në Prishtinë, që përshkon rrugën “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për rreth një muaj e gjysmë.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, mbyllja e kësaj rruge do të bëhet më 26 nëntor, duke filluar nga ora 5 e mëngjesit, e deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.

Në njoftim thuhet se në këtë pjesë të kryeqytetit do të bëhet edhe dekorimi për festat e fundvitit.

“Komuna e Prishtinës njofton se ka filluar përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj rruga ‘Xhorxh Bush’, duke filluar nga udhëkryqi i ‘Bill Klinton’ deri në udhëkryqin e rrugës ‘Garibaldi’, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna e ka testuar unazën e brendshme tri herë deri më tani, dhe pakënaqësitë e qytetarëve kanë qenë të mëdha.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/pfbid0eLN1ot6rjjapKUrPuenRjg8XHqG9vRshKtcBm68wgA1hmDLt1spAchDiiHmDhpuWl

/GazetaSinjali/