image Aksident në Celinë të Gjakovës, lëndohet një person

Siguri

Aksident në Celinë të Gjakovës, lëndohet një person

news image

Infrastruktura rrugore në Kosovë vazhdon të jetë e papërshtatshme për vozitësit e automjeteve. Në raste edhe vozitësit tregohen të papërgjegjshëm duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe si pasojë aksidentet janë të pashmangshme.

Një i tillë ka ndodhur në fshatin Celinë të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se nga ky aksident, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa theksoi se ka edhe dëme materiale.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Celinje në ora 09:20 kanë qenë të përfshira dy automjete me dëme materiale. Përveç dëmeve materiale një person ka pas nevojë për trajtim mjekësor. Dëmtime shumë të lehta. Njësia rajonale e trafikut rrugor e ka trajtuar të lënduarin”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/