Një shtyllë elektrike në rrugën afër Pallatit të Drejtësisë në kryeqytet, është varur në talat e rrymës.
Shtylla është gati të bie mbi ndonjë veturë, derisa qëndron gjysëm e rrëzuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Atë po e mbajnë vetëm telat e rrymës dhe një material ndërtimor poshtë saj.
Nga fotot e dërguara nga një sinjalizues, shihet se duhet të jesh me fat nëse kalon në atë rrugë dhe s’të bie shtylla përmbi. /Gazeta Sinjali/