Ndeshja e programuar mes Bolognas dhe Inter për datën 6 janar, në orën 12:30, nuk do të luhet.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije këtë vendim për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus.
“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit. Me përhapjen e Covid-it dhe me 8 lojtarë në izolim, autoritetet kanë mbyllur çdo aktivitet”, u shpreh drejtori i shëndetësisë, Paolo Bordon.
Për momentin nuk ka një komunikim zyrtar nga federata italianë, por rastet me COVID po përhapen shumë shpejt në Itali.
Bologna-Inter është ndeshja e katërt e xhiros së njëzetë të Serisë A që shtyhet.
Tre të tjerat janë: Salernitana-Venecia, Atalanta-Torino dhe Fiorentina-Udinese. /Gazeta Sinjali Sporti/