image Shtyhet ndeshja Inter - Sassuolo, katër lojtarë të zikaltërve dolën pozitiv me COVID-19

Futboll

Shtyhet ndeshja Inter – Sassuolo, katër lojtarë të zikaltërve dolën pozitiv me COVID-19

news image

Ndeshja mes Interit dhe Sassuolos në Serie A e cila ishte paraparë të zhvillohej këtë të shtunë, është shtyrë, shkruan Sinjali Sport.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Milano, shkaku i shtyrjes së ndeshjes është për shkak të shpërthimit të COVID-19 në skuadrën e Interit.

Interi njoftoi sot se i ka katër raste me koronavirus në skuadër, por numri i tyre mund të rritet shpejt.

“Autoriteti shëndetësor i Milanos, i njoftuar me rastet e reja pozitive, ka vendosur si në vijim: Pezullim i menjëhershëm i çfarëdo aktiviteti i ekipit për katër ditë, përfshirë të dielën më 21 mars”, thuhet në reagimin e autoriteteve lokale në Milano.

Mediat italiane raportojnë se ndeshja Inter Sassuolo mund të zhvillohet më 7 prill.

Deri tani pozitivë me COVID-19 kanë dalë Danile D’Ambrosio, Samir Handanovic, Mattias Vecino dhe Stefan de Vrij./Gazeta Sinjali Sporti/