Kampionati Botëror i sporteve në ujë, që pritej të mbahej këtë vit, është shtyrë për në maj të vitit 2022.
Këtë e ka konfirmuar Federata Botërore e Notit, transmeton Gazeta SInjali.
Presidenti I FINA-s, Julio Maglione ka thënë se ky vendim është marrë në bashkëpunim me të gjithë aksionarët relevant.
Data e re e Kampionatit Botëror do të jetë me 13 maj deri me 29 maj të vitit 2022.
Arsyeja se pse botërori u shtye për dy vite është për shkak mos përplasjes datash me Lojërat Olimpike në Tokio që mbahen vitin e ardhshëm. /Gazeta Sinjali/