image Emiliano Martinez bleu një qen për të ruajtur medaljen e artë të Kampionatit Botëror

Futboll

Emiliano Martinez bleu një qen për të ruajtur medaljen e artë të Kampionatit Botëror

news image

Portieri argjentinas Emiliano Martinez bleu një qen për 20 mijë paund. Sipas Daily Star, 30-vjeçari argjentinas e bleu qenin për të ruajtur medaljen e artë që mori pas fitores së Kampionatit Botëror.

Vihet re se Emiliano Martinez iu drejtua një kompanie që prej 35 vitesh furnizon me qen të stërvitur njerëz të pasur dhe të famshëm.

Kujtojmë se në finalen e Kupës së Botës, kombëtarja e Argjentinës mundi Francën në penallti. Përveç medaljes, Emiliano Martinez mori edhe çmimin për portierin më të mirë të turneut.

/GazetaSinjali/